Wednesday, May 19, 2021
E dashur, e embel, e matur dhe e forte, teta Kristina.
E embel jo vetem per ty Nila dhe Sifi, por edhe per ne. Vitet e Universitetit ishin te bukuira dhe pak te veshtira, por u bene te lehta ne shoqerine qe ne krijuam Nila Skela. Fituam shoqerine tone te ngushte dhe familje te zgjeruar (extended family). Me kujtohen udhetimet e bukura kur mami Kristina na priste ne shtepi me ngrohtesi nene, dhe per ate weekend, kur kisha vendosur te mos shihja familjen time, na priste me krahe hapur dhe ngrohtesi, pale me ato gatimet e mrekullueshme te sajat qe kurre nuk I harroj si ne Vlore ashtu dhe kur vinte ne Tirana me cantat plot.
E pashe dhe kur u be gjyshe per here te pare me Tean. E lumtur pafund. Lumturi qe vetem iu shtua me niper e mbesa.
Eshte e vertete kur thone qe zemra e nenes, kurre nuk pushon se dheni dashuri. Dhe teta Kristina e kishte zemren e madhe, me dashuri pa fund.
Nila dhe Sifi, kishit fatin e madh per nenen tuaj te mrekullueshme dhe qe e patet prane deri ne fund.
Humbja e Nenes eshte e veshtire ne cdo kohe, por Teta Kristina do jetoje ne kujtimet tuaja me te bukura, dhe do ta keni prane ne cdo gezim qe do te keni.
E doja shume dhe do na mungoje. Me mbeti merak qe nuk e takova njehere ketu ne US.
Rest in Peace Teta Kristina. You will always be loved!!.
Nila dhe Sifi me familje, Ngushellime te perzemerta dhe urojme qe dhembja te behet me e lehte.
Respekte dhe ngushellime nga Dritani dhe Marisa.
Respekte , ngushellime nga mami dhe babi, Kezja dhe Shaqiri, dhe gjithe familja Elezaj,
Perqafime me mall
Donika